Interi do t’i ofrojë Mauro Icardit rinovim deri në vitin 2023 me një pagë vjetore ndërmjet pesë dhe gjashtë milionë euro plus bonuset.
Kapiteni i Nerazzurrëve ka një klauzolë prej 110 milionë euro për prishjen e kontratës aktuale që vlen vetëm për klubet e huaja, por është valide vetëm në dy javët e para të korrikut, që do të thotë se tashmë nuk mund të aktivizohet.
Mauro Icardi (Foto: Getty Images)
Megjithatë, klubi dëshiron ta rritë ose ta eliminojë klauzolën, prandaj ka planifikuar kontratë të re për sulmuesin kryesor.
Sipas Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv, Piero Ausilio dhe drejtori i financave, Umberto Gandini, këtë javë do të qëndrojnë në Kinë për t’u takuar me pronarin Jindong Xhang.
Ata do ta njoftojnë Xhangun në lidhje me detajet e kontratës së re, si edhe do të diskutojnë në lidhje me planet tjera të klubit.
Mauro Icardi (Foto: Getty Images)
Në bazë të kontratës së re, paga e Icardit do të rritet me kalimin e kohës, varësisht nga paraqitja individuale dhe paraqitja e skuadrës.
Ndërsa klauzola ose do të hiqet nga kontrata ose do të rritet. Në këtë mënyrë, Interi e bënë të qartë se nuk e kanë plan ta shesë kapitenin. /Telegrafi/

















