Interi lë në stol Perisicin ndaj Torinos, vazhdojnë bisedimet me Arsenalin

E publikuar: 27/01/2019 08:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Itali janë rritur raportimet se Interi mund ta lë në stol anësorin Ivan Perisic për ndeshjen ndaj Torinos.

Kjo për shkak se bisedimet me Arsenalin për transferimin e tij po vazhdojnë dhe se është një ftesë e hapur për ta marrë kroatin.

Ditët e fundit tensioni është rritur në kampin Nerazzur, pasi që trajneri Luciano Spalletti dhe tifozët janë shumë të pakënaqur me dallimin e paraqitjeve të Perisic për klubin e kombëtaren.

La Gazzetta dello Sport pohon se Perisic është i pamotivuar që prej dështimit të kalimit te Manchester United gjatë verës dhe për këtë arsye ka stërvitur i irrituar këtë javë.

Interi ka nevojë që të përmirësojë balancet financiare dhe kërkesat e Fair Playt Financiar, e kështu Perisic po shihet si njeriu që duhet shitur.

Klubi ka vendosur që të tregojë dorën më të fortë me Perisicin, duke e lënë në stol për ndeshjen ndaj Torinos.

Arsenali ka propozuar një marrëveshje huazimi, apo një përfshirje të Mesut Ozil në marrëveshje, por këto oferta nuk u përshtaten planeve të zikaltërve. /Telegrafi/