Interi fillon bisedimet me Valencian

E publikuar: 13/01/2019 01:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Antonio Valencia synon të largohet nga Manchester United në fund të sezonit dhe tashmë është duke negociuar me Interin.

Qasja e Interit dhe negociatat me mbrojtësin 33-vjeçare të krahut të djathtë tashmë janë përmendur në Itali.

Por, tani edhe gazeta angleze Mirror pohon se bisedimet mes Interit dhe Valencian kanë filluar.

Antonio Valencia (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Nerazzurrët dhe mbrojtësi ekuadorian tashmë janë duke biseduar mbi kushtet personale.

Valencia do të jetë lojtar i lirë kur kontrata e tij në Old Trafford përfundon në qershor dhe ai ka ndërmend të largohet pas 10 vjetësh në klubin anglez.

Reprezentuesi i Ekuadorit erdhi nga Wigani në vitin 2009 si një mesfushor krahu, por u shndërrua në një mbrojtës efektiv i krahut të djathtë.

Edhe pse Manchester Unitedi ka një mundësi për të zgjatur kontratën e tij edhe për 12 muaj, nuk duket sikur ata do ta përdorin atë.

Lojtari është kapiten i Unitedit, ndërsa në këtë sezon ka zhvilluar gjithsej tetë ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/