Interi dëshiron t’ia merr objektivin Manchester Unitedit

E publikuar: 11/07/2017 08:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e Interit është duke kërkuar një mesfushor tjetër, pas transferimit të Borja Valeros.

Ekipi italian i ka hedhur sytë kah lojtari i Chelseat, Nemanja Matic i cili me gjasë do të largohet nga “Stamford Bridge” gjatë këtij afati veror.

Mesfushori serb ka kontratë deri në vitin 2019 me Blutë e Londrës. Të interesuar për të është edhe skuadra e Manchester Unitedit, ndërsa ana e Antonio Contes po kërkon 45 milionë funta për shërbimet e Maticit.