Nga Shkelzen Sopjani
Interesante retorika zgjedhore se kinse ‘Amerika është ajo që më/na kanë zgjedhur mua/ne e jo atë tjetrin ose ata, se po ju dashkemi për me i kry edhe disa punë’.
Kjo retorikë nuk nënkupton asgjë tjetër përveç farsë elektorale në mungesë të ofrimit të alternativave serioze për avancimin e vendit dhe adresimit të problemeve të shkaktuara për vite me radhë të keq qeverisjes, nga vetë ata që shërbehen me këtë farsë.
SHBA si prijëse e liberalizmit, e cila në thelb ka demokracinë e shëndoshë dhe zgjedhjet e lira, preferon dhe punon me secilin i cili ka besimin e popullit dhe zgjidhet nga populli.
Për më shumë SHBA preferon lider të cilët kanë guximin të marrin vendime dhe jo të fshehin vendimet e tyre pas Amerikës ose dikujt tjetër dhe këtë Amerika është duke e thënë qartazi tash e disa vite.
Andaj, mos bini pre e retorikave boshe zgjedhore por votoni për atë që ju garanton dinjitetin, merr vendime të mëdha dhe të rëndësishme për vendin dhe jo për veten dhe i cili e forcon vendin pasi që në fund të fundit edhe Amerika ka nevojë për një aleat të fortë, stabil dhe serioz, e jo një gjysmë shtet i cili vazhdimisht kërkon infuzion dhe vazhdon të mbetet barrë i aleteve që edhe kanë investuar aq shumë në krijimin e tij.
Ti ndihmojmë vetes që të ja lehtësojmë edhe Amerikës dhe aleatëve tjerë që të na ndihmojnë.
Voto ata që kanë Guxim, Dije dhe Përkushtim! Voto për partner serioz të aleatëve tanë e në veçanti Amerikës!