Inter është shpallur kampion në Serie A pas fitores në derbin “Della Madonnina”.
Në “San Siro”, ekipi i Simone Inzaghi fitoi me rezultat 1:2 përballë Milanit.
Francesco Acerbi, i kaloi “Nerazzurët” në epërsi në minutin e 18-të.
“Zikaltërit” e dyfishuan epërsinë me Marcos Thuram, në minutin e 49-të.
Krejt çka arriti të bëjë ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli, ishte ngushtimi i epërsisë me Fikayo Tomorin, në minutin e 80-të.
Në ndeshje pati edhe tensionim të situatës mes lojtarëve të dy ekipeve, ku tre kartona të kuq u shpërndanë, dy për Milanin dhe një për Interin.
Për Milanin u skuqën, Theo Hernandez dhe Davide Calabria, kurseper Interin Denzel Dumfries.
Kështu, Inter edhe matemtikisht e siguron titullin kampion në ligën italiane.
Kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund të kampionatit “Nerazzurët” i kanë 86 pikë apo 17 më shumë se “Rossonerët”, që janë në vendin e dytë.