Inter reagon pas postimit të Icardit

E publikuar: 29/01/2018 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio nuk dëshiron të flas për postimin e fundit të Mauro Icardit
Kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka dridhur tifozët dhe drejtuesit e Interit me anë të një postimi në Instagram.

Ai në atë postim kishte shkruar: “Të jesh në gjendje të thuash lamtumirë, do të thotë të rritesh. Chau Chau”.

Këtë postim nuk ka dashur ta komentojë Drejtori Sportiv, Piero Ausilio.

“Icardi? Nuk më interesojnë gjërat për të cilat nuk kam nevojë të përgjigjem”, ka thënë Ausilio për Sky Sports. /Express/