Interi ka konfirmuar se sulmuesi i Manchester Cityt, Stevan Jovetic, do të arrijë në Milan të hënën para se të kryejë testet mjekësore me klubin të martën.
“Stevan Jovetic do të arrijë në Milano nesër para se të kryejë testet mjekësore të martën”, thuhet në njoftimin e klubit në Twitter.
Sipas burimeve të “Sky”, malazezi do të jetë i huazuar për dy sezone.
Jovetic iu bashkua Cityt nga Fiorentina në vitin 2013 për 22 milionë funte, por deri tani nuk ka shijuar shumë herë lojën nga ekipi i parë për shkak të lëndimeve.