Antonio Conte do të bëjë çmos, që ta përforcojë skuadrën e tij në merkaton e verës me elementë të tjerë cilësorë dhe të sprovuar. Sipas “Calcio Mercato”, trajneri zikaltër është i etur për të joshur francezin Martial, të cilin e do në “San Siro”.
Për t’ia arritur kësaj, Interi është i gatshëm t’i ofrojë Manchester United një futbollist kryesor të vetin, Milan Skriniar, si një marrëveshje shkëmbimi e pjesshme për Anthony Martial.
Vlerësimi i “Djajve të Kuq” për Martial është rreth 60 milionë euro, për momentin. Zikaltrit shpresojnë ta ulin atë çmim, duke dërguar Skriniar në “Old Trafford”.
Conte mendon se Martial do të përshtatej perfekt në sistemin e lojës që përdor tek Interi. Megjithatë, francezi është i lidhur kontraktualisht me Manchester United deri në vitin 2024./kp/