Skuadra e Interit ka filluar të mendojë për rinovimet e kontratave me futbollistët.
Inter së shpejti pritet të finalizojë marrëveshjen e re me Lautaro Martinezin, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, pas Martinezit gjiganti italian do të nis bisedimet me dyshen Marcelo Brozovic dhe Nicolo Barellan për rinovimin e kontratave.
Situata e Brozovic është më emergjente pasi marrëveshja e tij me ‘Nerazzurët’ skadon në qershor të vitit 2022 dhe klubi synon që sa më parë të nënshkruajë kontratën e re me të.
Në anën tjetër Barella ka kontratë deri në vitin 2024, megjithatë me një marrëveshje të re ai do të shpërblehej për paraqitjet e tij të mira me rritje page.
Të dy mesfushorët llogariten si pjesë kyçe e projektit të ekipit dhe pritet të nënshkruajnë kontrata afatgjate me gjigantin italian.