Inter 2-1 Bologna: Notat e lojtarëve, Karamoh më i miri  

E publikuar: 11/02/2018 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit i është rikthyer fitoreve në kampionatin italian, pas tetë ndeshjeve ‘agjërim’, ku pesë të fundit ishin barazime.

Golat në këtë takim u shënuan nga Eder Martins (2′) dhe Yann Karamoh (63′) për Nerazzurët, ndërsa për Bolognan shënoi Rodrigo Palacio (25′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte talenti francez, Karamoh, i cili pas paraqitjes brilante u notua me 8.1.

Festa e Karamoh pas supergolit të shënuar (Getty Images)

Në anën tjetër, lojtarët me notën më të ulët ishin i ndëshkuari me të kuq, Ibrahima Mbaye dhe mbrojtësi Joao Miranda, të cili u vlerësua me notë 5.3. /Telegrafi/

Inter:

Paraqitje të mirë patën edhe Eder, D’Ambrosio dhe Rafinha

Bologna:

Te Bologna dështuan edhe Mirante, De Maio dhe Poli