Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët në terren

E publikuar: 11/03/2026 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve të naftës, është duke realizuar mbikëqyrje intensive lidhur me zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të tyre.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës është duke realizuar analiza të të dhënave lidhur me çmimet e importit dhe çmimet e ekspozuara për konsumatorët në tregun vendor.

“Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga evidencat e Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së martë, datë: 10.03.2026, ka qenë si në vijim:• Naftë (Dizel): 1.45 €/litër;• Benzinë: 1.17 €/litër.

Ndërkohë, bazuar në monitorimin e realizuar në tregun vendor sot, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë si më poshtë:• Naftë (Dizel): nga 1.44 €/litër deri në 1.54 €/litër;• Benzinë: nga 1.18 €/litër deri në 1.31 €/litër”

“Bazuar në vendimin e datës 04.03.2026 për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimit të masave të tjera mbrojtëse, është vendosur marzha tregtare maksimale e lejuar si vijon:dy (2) eurocentë për litër të produktit të shitur me shumicë; dhedymbëdhjetë (12) eurocentë për litër të produktit të shitur me pakicë.

Marzhë tregtare domethënë ndryshimi mes çmimit të shitjes dhe çmimit të furnizimit”, thuhet në një njoftim.