Vitin e kaluar Intel foli për një procesor i aftë të përdorë të gjitha bërthamat në frekuencën 5Ghz. Sot u bë një realitet. Procesori i ri Core i9-9900KS ka tetë bërthama që punojnë në 5Ghz të gjitha së bashku.
Demoja vitin e kaluar u demonstruar në një procesor 28-bërthama Xeon por në realitet kishte frekuencë më të ulët. Procesori i ri Core i9-9900KS bazohet në i9-9900K por është modifikuar për të arritur frekuencën 5Ghz me të gjitha bërthamat njëherazi dhe jo vetëm një bërthamë.
Teknikisht procesori ka një frekuencë bazë prej 4.0Ghz dhe funksionon me të gjitha bordet ekzistuese të Core i9-9900K. Por ky i fundit kishte frekuencë bazë prej 3.6Ghz.
Aktualisht kompania vendosi të heshtë për TDP dhe nuk dihet nëse do të kërkojë më shumë fuqi sesa modeli paraardhës. Intel tregoi çipin e ri në Windows Task Manager me të gjitha bërthamat në 5Ghz. /PCWorld Albanian