Intel zgjeroi më tej linjën e procesorëve Core të gjeneratës së tetë duke lançuar disa çipe desktop për konsumatorët individualë mbrëmjen e së Dielës.
Modeli me 6 bërthama dhe 12 threads Core i7-8700K është procesorin më i mirë i lojërave prodhuar ndonjëherë sipas Intel.
Kompania gjithashtu rriti potencialin e familjes Core i5 duke dërguar numrin e bërthamave në 6 ndërsa për herë të parë kem një Core i3 me katër bërthama.
Porositë për procesorët e rinj fillojnë nga data 5 Tetor tha menaxheri i platformave desktop të Intel. Produktet e para me këto procesor shiten në tre mujorin e fundit të vitit.
Nga gjashtë procesorët e rinj Intel të prezantuar, më i miri është padyshim Core i7-8700K. Ai ofron 25% më shumë frekuenca për lojëra si Gears of War 4 krahasuar me modelin me katër bërthama dhe 8 procese Core i7-7700K.
Modelet Core i5 duke filluar nga gjenerata e tetë do të jenë me 6 bërthama ndërsa Core i3 me katër bërthama. Të gjithë kanë arkitekturën e ashtuquajtur “14nm++.”
Gjashtë procesorët e rinj të Intel janë:
- Intel Core i7-8700K: 6 bërthama/12 procese me frekuencë 3.7 Ghz dhe Turbo 4.7 Ghz; 359 dollar
- Intel Core i7-8700: 6 bërthama/12 procese me frekuencë 3.2 Ghz dhe Turbo 4.6 Ghz; 303 dollar
- Intel Core i5-8600K: 6 bërthama/6 procese me frekuencë 3.6 Ghz dhe Turbo 4.3 Ghz; 257 dollar
- Intel Core i5-8400: 4 bërthama/4 procese me frekuencë 2.8 Ghz dhe Turbo 4 Ghz; 182 dollar
- Intel Core i3-8350K; 4 bërthama/4 procese me frekuencë 4 Ghz, pa Turbo; 168 dollar
- Intel Core i3-8100: 4 bërthama/4 procese me frekuencë 3.6 Ghz, pa Turbo; 117 dollar
Procesorët e rinj kanë fuqi nga 65 vat deri në 95 vat. Gjenerata e tetë e procesorë Core u prezantua në Gusht së bashku me familjen U dhe ofrojnë deri në 40% më shumë performancë krahasuar me gjeneratën e 7-të.
Të gjitha çipet e reja bazohen në folenë LG 1151 dhe çipsetin Intel Z370 me mbështetje për memorje DDR4-2666 Mhz. /PCWorld Albanian