Integral Memory prezantoi një kartë microSD e cila e bën të panevojshme kalimin e fotove në një pajisje më vete memorie apo në cloud.
Karta microSD me gjysëm terabajt memorie vodhi kurorën e kartës microSd me kapacitetin më të lartë në botë, SanDisk 400GB.
Megjithatë shpejtësisë e transferimit të Integral janë më të ulëta prej 80MB/s nga 100MB/s të SanDisk.
Ajo vlerësohet e klasit UHS-I dhe përmbush standardet V10 të shpejtësisë së videove. Kjo do të thotë se ka mbështetje të plotë për video Full HD.
Përveç telefonëve dhe tabletëve Android, Integral tha se ka vënë re një kërkesë në rritje për kartat microSD me kapacitete të larta të cilat mund të përdoren tek dronët, kamerat e aksionit, kamerat e sigurisë dhe kamerat në makina.
Integral dhe se karta del në shitje në Shkurt por ende nuk tha një çmim të saj. Kostoja e kartës pritet të jetë afër kostos së SanDisk 400GB prej 250 dollarësh. /PCWorld Albanian