Instituti EPIK liston hapat e mbetur për liberalizimin e vizave

E publikuar: 09/03/2023 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i Ministrave ka miratuar të enjten me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Instituti “EPIK”, përmes një postimi në Facebook, ka listuar hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.

Ndryshe, sot në rend dite në takimin e ministrave të Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ishte vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.

Hyrja në fuqi e këtij sistemi vitin që vjen është vendosur si datë e re në faqen zyrtare të sistemit ETIAS.