Instituti Albanologjik denoncon “presion politik nga ministrja në detyrë Arbërie Nagavci”

E publikuar: 28/01/2026 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Albanologjik ka bërë një reagim publik duke denoncuar presion politik nga Ministrja në detyrë e MAShTI-t, znj. Arbërie Nagavci.

“Ministrja në detyrë e MAShTI-t, znj. Arbërie Nagavci, është duke ushtruar presion politik dhe publik mbi Institutin Albanologjik të Prishtinës, si një institucion i pavarur kërkimor-shkencor që duhet të mbahet larg politikës. Në një postim në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, pas orës 16:00, ajo ka pohuar se i është drejtuar Prokurorisë Speciale të Kosovës lidhur me atë që ajo i cilëson si “shkelje ligjore dhe kërkesë për fillimin e procedurave penale në lidhje me procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Institutit Albanologjik.

Instituti Albanologjik-Prishtinë, gjegjësisht drejtuesit e tij, ndihen nën presion publik, psikologjik dhe politik në kryerjen e detyrave pas këtij veprimi befasues të ministres në detyrë, meqë një çështje që është dhe do të duhej të cilësohej tërësisht administrative, ajo synon t’ia veshë petkun penal”, thuhet në njoftim.

Postimi plotë:

Presion politik dhe publik mbi Institutin Albanologjik

Ministrja në detyrë e MAShTI-t, znj. Arbërie Nagavci, është duke ushtruar presion politik dhe publik mbi Institutin Albanologjik të Prishtinës, si një institucion i pavarur kërkimor-shkencor që duhet të mbahet larg politikës. Në një postim në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, pas orës 16:00, ajo ka pohuar se i është drejtuar Prokurorisë Speciale të Kosovës lidhur me atë që ajo i cilëson si “shkelje ligjore dhe kërkesë për fillimin e procedurave penale në lidhje me procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Institutit Albanologjik”.

Instituti Albanologjik-Prishtinë, gjegjësisht drejtuesit e tij, ndihen nën presion publik, psikologjik dhe politik në kryerjen e detyrave pas këtij veprimi befasues të ministres në detyrë, meqë një çështje që është dhe do të duhej të cilësohej tërësisht administrative, ajo synon t’ia veshë petkun penal.

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik-Prishtinë ka vepruar konform legjislacionit në fuqi, Ligjit nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore Shkencore, i hartuar nga MAShTI dhe i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2013. Ky ligj është në fuqi! Po ashtu, ka punuar dhe vepruar sipas Statutit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, që është derivat i ligjit të lartcekur. Këshilli Drejtues, gjithashtu, ka punuar dhe vepruar në bazë të Rregullores së Punës së Këshillit Drejtues të IAP, derivat i ligjit dhe statutit të sipërcekur. Pra, ka punuar dhe vepruar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Andaj, të kërkohet përndjekje penale për zyrtarët që janë duke i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës, përben hiç më pak se kërcënim dhe tentim për frikësim.

Një gjë e tillë mjegullon të vërtetën dhe ngjall pakënaqësi e dyshime mes punonjësve shkencorë të Institutit Albanologjik-Prishtinë. Sipas legjislacionit në fuqi, janë pikërisht punonjësit shkencorë të Institutit që i propozojnë dhe i zgjedhin organet e veta drejtuese, shefat e Degëve, anëtarët e brendshëm te Këshillit Drejtues, Sekretarin shkencor dhe përfundimisht Drejtorin. Pra, zgjedhja e drejtorit bëhet përmes një procesi tërësisht demokratik dhe transparent dhe asnjë instancë jashtë Institutit nuk mund ta imponojë zgjedhjen e organeve drejtuese të IAP.

Prandaj, i bëjmë thirrje ministres në detyrë, znj. Nagavci, që ta respektojë legjislacionin në fuqi dhe vullnetin demokratik të punonjësve shkencorë të Institutit Albanologjik.