Institucionet po dështojnë të filtrojnë falsifikimet në kompanitë që fitojnë tenderë

E publikuar: 28/09/2017 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Institucionet e Kosovës po dështojnë të mbledhin informacione për kompanitë që me dokumente të falsifikuara arrijnë të bëhen pjesë e prokurimit publik.

Që nga viti 2012, vetëm 9 operatorë ekonomikë hynë në atë që njihet si Lista e Zezë, raporton KTV.

Shqyrtues i Prokurimit nuk ka dhënë detaje të sakta për punën që ky organizëm bën rreth përpilimit të Listës së Zezë, por ka treguar se që nga viti 2016, ka marrë 9 vendime që lidhën me këtë proces.

Organizatat që merren me monitorimin e proceseve të prokurimit thonë se për shkak të lidhjeve të biznesit me politikën, autoritetet po dështojnë të mbledhin informacionet e duhura për t’i denoncuar këto kompani si shkelëse.

Problem tjetër, sipas tyre, është edhe mosekzistimi i një liste unike të operatorëve problematikë, pasi ndodh që operatorët e përjashtuar nga një autoritet shpërblehen me kontrata nga një autoritet tjetër kontraktues.