Çfarë është Instagrami ma pëlqimet e tij? Disa përdorues do ta mësojnë së shpejti. Ditën e Marte rrjeti social Facebook njoftoi se do të realizojë një testim në Kanada i cili fsheh numrin e pëlqimeve në foto dhe video.
Pëlqimet të cilat shfaqen në formën e një elementi vizual të zemrës do të hiqen plotësisht nga kohështrirja, faqet dhe profilet.
Ndërsa ndjekësit nuk shohin dot numrin total të pëlqimeve, personi që ka shpërndarë fotot mundet. Lajmin rrjeti social e bëri të ditur në konferencën F8 të zhvilluesve që po mbahet në San Jose.
Testimi pritet të nxisë reagime nga zemërimi tek lehtësimi. Disa përdorues të Instagram ndjejnë presionin e pëlqimeve. Duke mos marrë mjaftueshëm pëlqime, mund të ndikojë edhe në psikologjinë e tij.
Sipas disa studimeve Instagram është rrjeti social më i dëmshëm për shëndetin mendor të njerëzve. Pëlqimet janë të fuqishme sepse janë feedback i menjëhershëm. Pëlqimi të jep të njëjtën ndjesi si të një person që luan kumar shprehej një profesore e Universitetit Northwestern.
Eliminimi i pëlqimeve mund të bëjë që përdoruesit të postojnë përmbajtje më autentike sepse ndjejnë më pak presion në platformë por ekspertët nuk e shohin si zgjidhje të plotë.
Nga ana tjetër komentet dhe numri i ndjekësve do të bëhen një prej faktorëve kryesor për të bërë para në Instagram. Edhe rrjete të tjera social si Twitter kanë diskutuar fshehjen e pëlqimeve. /PCWorld Albanian