Me përditësimin e fundit të Instagram, ju mund të shtoni sticker-a në GIF për çdo foto dhe video. Thjeshtë klikoni ikonën e sticker-ave dhe përzgjidhni opsionin GIF.
Kjo veçori është pritur prej kohësh duke pasur në konsideratë sesa popullorë janë GIF tek moshat e reja.
Nuk ka rëndësi nëse është foto apo video, sepse sticker-at në GIF do të funksionojnë me secilën.
Gjithashtu Instagram premtoi një përditësim të radhës me të cilin mund të ngarkoni foto dhe video të çfarëdolloj madhësie.
Veçoria e re është e disponueshme në Android andaj drejtohuni në Play Store dhe klikoni Update në aplikacionin e Instagram. /PCWorld Albanian