Instagrami ka përmirësuar opsionet e saj në publikimin e fotove duke shtuar edhe dy opsione të reja.
Këto opsione do të ndihmojnë në rregullimin e parametrave të ngjyrave.
Bëhet fjalë për opsionin “Colour” dhe “Fade”.
Opsioni colour përdoret për të rregulluar ngjyrën e hijeve dhe pjesëve tjera të caktuara në foto. Përdoruesit për këtë efekt mund të zgjedhin disa lloje ngjyrash.
“Fade” mundëson zbehjen e ngjyrave dhe përdoruesit mund të zgjedhin intensitetin e zbehjes përmes një opsioni të veçantë.
Efektet “Colour” dhe “Fade” janë të parat që prejse Instagrami solli filtrat “Slumber”, “Crema”, “Ludwig”, “Aden” dhe “Perpetua” në muajin dhjetor.
Pwrditwsimi pritet të arrijë te të gjithë përdoruesit e iOSit dhe Androidit gjatë ditëve në vijim.