Inspektorati konfirmon suspendimin e komandantit policor në veri të Mitrovicës

E publikuar: 08/02/2022 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Uglesha Jarediq, Komandant i Njësisë për Reagim të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës është suspenduar nga puna.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi, Inspektorati Policor të Kosovës, ka konfirmuar se IPK ka rekomandua suspendimin për zyrtarin policor nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin për zyrtarin policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje””, tha ai.

Tutje është theksuar se Inspektorati Policor i Kosovës gjatë ditës së djeshme ka pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin se një zyrtar policor në veri të Mitrovicës dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje” dhe pas pranimit të informacionit, hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke ndërmarrë disa veprime hetimore, transmeton Lajmi.net

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, u tha tutje në përgjigjen e IPK-së.

Duhet përkujtuar që së fundi ka patur rekomandimet të shumta për suspendime në kuadër të Policisë së Kosovës, të gjitha këto për vepra të ndryshme.