Inspektorati i Prishtinës në aksion – Detyron palët të kthejnë në gjendjen normale hapësirat publike të uzurpuara

E publikuar: 06/04/2024 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati i Prishtinës, të shtunën ka zhvilluar aksion, ku ka ndërprerë punimet dhe ka detyruar palët që të lirojnë dhe kthejnë në gjendjen e mëparshme hapësirat publike të uzurpuara në tentativë për t’i shndërruar në terrasa të bizneseve të tyre.

Kështu bëri të ditur Inspektorati i Kryeqytet përmes një postimi në Facebook.

“Inspektorati i Kryeqytetit, përveç shumë rasteve të tjera, sot gjatë ditës ka ndërprerë punimet dhe ka detyruar palët që të lirojnë dhe kthejnë në gjendjen e mëparshme hapësirat publike të uzurpuara në tentativë për t’i shndërruar në terrasa të bizneseve të tyre.”

Gjithashtu, disa prej palëve iu janë shqiptuar edhe gjoba për dëmtim të hapësirës publike dhe punime pa leje të organeve kompetente të kryeqytetit.