Drejtoria e Inspeksionit në Inspektoratin e Kryeqytetit, ka nisur gjatë ditës së sotme një aksion për largimin e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për reklama të vendosura në sipërfaqe të gjelbëruara, trotuare dhe në shtylla elektrike, të cilat janë vendosur pa autorizim nga institucionet përkatëse.
Qëllimi i këtij aksioni është heqja e reklamave ilegale dhe lirimi i hapësirave publike, veçanërisht trotuareve, në mënyrë që të sigurohet një lëvizje më e lirë dhe më e sigurt për këmbësorët.
Nga Inspektorati u bëhet thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat dhe të mos vendosin reklama pa leje në hapësirat publike.
Autoritetet kanë bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë deri në largimin e të gjitha reklamave të vendosura në mënyrë të paligjshme, ndërsa për ata që rivendosin reklama pa leje do të shqiptohen masa ndëshkuese dhe gjoba

















