Filmi i animuar “Inside out”, ka marrë çmimin Osscar si filmi më i mirë i kategorisë. Ky film ishe i nominuar në dy kategori, në kategorinë e filmit më të mirë të animuar dhe në kategorinë e filmit me skenarin më të mirë origjinal.
Inside Out, ishte në garë me katër filma të tjerë: Anomalisa, Boy and the World, Shaun the Sheep Movie, When Marnie Was There
Një Oscar edhe për Ex Machina
Filmi Ex Machina ka fituar Oscar-in e parë për sonte, përkundër se ishte i nominuar në disa kategori.
Ex Machina ka rrëmbyer çmimin si filmi me efektet vizuale më të mira, njofton Klan Kosova.
Në konkurrencë ishin edhe Mad Max, The Martian, The Revenant, Star Wars: The Force Awakens.
Gjashtë Oscars për Mad Max
Çmimin e gjashtë Mad Max, e ka marrë për zërimin më të mirë. Në garë ishte me filmat: The Martian, The Revenant, Sicario, Star Wars: The Force Awaken.
Filmi Mad Max: Fury Road, me yjet Tom Hardy dhe Charlize Theron, ka marrë çmimin Oscar edhe për kostumografinë më të mirë. Mad Max ishte në garë me filmat: Cinderalla, The Danish Girl, Carol dhe The Revenant.
Jenny Beaven është kostumografja që fitoi çmimin Oscar.
Mad Max, që është i nominuar në 10 kategori nga 24 sa ka Oscar, ka fituar çmimin edhe për Produksionin më të mirë.
I treti çmim që ka marrë filmi, është për makijazhin më të mirë, që e bënë të mundshëm make-up artistët Elka Wardega, Damian Martin dhe Lesley Vandelhart.
Ndërsa, çmimin e katërt e ka fituar në kategorinë e editimit më të mirë, çmim që e fitoi Margaret Sixel.
Për këtë çmim Mad Max ishte në garë me filmat: The Big Short (Hank Corëin), The Revenant (Stephen Mirrione), Spotlight (Tom McArdle), Star Wars: The Force Awakens, (Maryann Brandon and Mary Jo Markey). /klankosova.tv
Katër Oscars për Mad Max: Fury Road
Mad Max: Fury Road ka arritur të marrë 4 çmime Oscar.
Filmi Mad Max: Fury Road, me yjet Tom Hardy dhe Charlize Theron, ka marrë çmimin Oscar për Kinematografinë.
Mad Max ishte në garë me filmat: Cinderalla, The Danish Girl, Carol dhe The Revenant.
Jenny Beaven është kostumografja që fitoi çmimin Oscar.
Mad Max, që është i nominuar në 10 kategori nga 24 sa ka Oscar, ka fituar çmimin edhe për Produksionin më të mirë.
I treti çmim që ka marrë filmi, është për makijazhin më të mirë, që e bënë të mundshëm make-up artistët Elka Wardega, Damian Martin dhe Lesley Vandelhart.
Ndërsa, cmimin e katërt e ka fituar në kategorinë e editimit më të mirë, çmim që e fitoi Margaret Sixel.
Mad Max ishte në garë me: The Big Short (Hank Corëin), The Revenant (Stephen Mirrione), Spotlight (Tom McArdle), Star Wars: The Force Awakens, (Maryann Brandon and Mary Jo Markey). /klankosova.tv
The Revenant merr çmimin e parë në Oscar
Kinematografi Emmanuel Lubezki, ka marrë çmimin Oscar për kinematografinë më të mirë për filmin “The Revenant”.
Kjo është hera e tretë që Lubezki merr një çmim Oscar.
Ai ishte në garë me filmat Carol, The Hateful Eight, Mad Max: Fury Road dhe Sicario.
Mad Max: Tri çmime në Oscar
Mad Max: Fury Road ka rrëmbyer 3 cmime Oscar.
Filmi Mad Max: Fury Road, me yjet Tom Hardy dhe Charlize Theron, ka marrë çmimin Oscar për Kinematografinë.
Mad Max ishte në garë me filmat: Cinderalla, The Danish Girl, Carol dhe The Revenant.
Jenny Beaven është kostumografja që fitoi çmimin Oscar.
Mad Max, që është i nominuar në 10 kategori nga 24 sa ka Oscar, ka fituar çmimin edhe për Produksionin më të mirë.
I treti cmim që ka marrë filmi, është për makiazhin më të mirë, që e bënë të mundshëm make-up artistët Elka Wardega, Damian Martin dhe Lesley Vandelhart.
Mad Max: Fury Road: Oscar për kostumografinë më të mirë
Filmi Mad Max: Fury Road, me yjet Tom Hardy dhe Charlize Theron, ka marrë çmimin Oscar për Kinematografinë.
Mad Max ishte në garë me filmat: Cinderalla, The Danish Girl, Carol dhe The Revenant.
Jenny Beaven është kostumografja që fitoi çmimin Oscar.
Mad Max, që është i nominuar në 10 kategori nga 24 sa ka Oscar, ka fituar çmimin edhe për Produksionin më të mirë.
Alicia Vikander bëhet me Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor
Aktorja më e mirë në rol dytësor nga Akademia e Filmit Oscar, është Alicia Vikander, për rolin e saj në filmin “The Danish Girl”, ku luan krah fituesit të çmimit Oscar, Eddie Redmayne.
Ajo ishte në garë me Jennifer Jason Leigh në filmin, The Hateful Eight, Rooney Mara në Carol, Rachel McAdams te Spotlight, dhe Kate Winslet në filmin Steve Jobs.
Gjatë fjalimit të saj ajo është shfaqur jashtëzakonisht e emocionuar, duke i falënderuar të gjithë atë që e kanë përkrahur gjatë kohës sa po xhirohej filmi.
Filmi “The Big Short” merr çmimin e parë
Filmi “The Big Short”, me skenar të Adam McKay sapo ka marrë çmimin e parë në kategorinë e filmit “skenari më i mirë i përshtatur”.
Filmi ishte në garë me filmat: Brooklyn, Carol, The Martian dhe Room filma këta të nominuar edhe në disa kategori të tjera.
Çmimin për skenaristin, e ndanë aktorët Ryan Gosling dhe Russel Crowe, i cili është fitues i çmimit Oscar në vitin 2001 me filmin “A beautiful Mind”.
Fillon ndarja e çmimeve Oscar, ja kush merr çmimin e parë
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar ka filluar duke e shndërruar mesnatën e së dielës, në mbrëmjen më të rëndësishme të botës artistike.
Çmimi i parë që u nda në këtë mbrëmje, ku po ashtu në garë është një film nga Kosova, filmi “Shok”, është çmimi për skenarin më të mirë origjinal.
Çmimin për skenarin më të mirë, e ka fituar filmi “Spotlight”, nga Josh Singer dhe Tom McCarthy.
Filmi ishte në garë me katër filma të tjerë: Bridge of Spies, Ex Machina, Inside Out, Spotlight,Straight Outta Compton.
Çmimin për skenaristët, e kanë ndarë aktoret: Charlize Theron dhe Emily Blunt.
Chris Rock e fillon me shakat për “Oscars-in e bardhë”
Prezantuesi i Oscars, Chris Rock, e ka filluar monologun e tij hyrës dhe e ka përfunduar duke folur për racizmin dhe nëse ekziston ai ose jo në Hollywood.
Fjalimi i Rock është pritur shumë mirë dhe ka shkaktuar shumë të qeshura, njofton Klan Kosova.
Rock ka bërë shaka edhe në llogari të komedianit Kevin Hart.
Ai tha se Hart bënë filma më shpesh sesa pornoaktoret.
Chris Rock e ka filluar ashtu siç të gjithë e kanë pritur, me shumë shaka për racizmin dhe me humor shpotitës.
Ai ka thënë se nëse krijuesit me ngjyrë duan më shumë diversitet në Hollywod atëherë le ta kërkojnë një kategori për njerëzit me ngjyrë.
Nis mbrëmja e Oscar, “Shok” nis betejën
Në Los Angeles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mesnatën e së dielës edhe Kosova do të jetë emri që do të lakohet nga artistët e mëdhenj të filmit.
Në “Dolby Theatre” në “qytetin e engjëjve”, sonte zhvillohet edicioni i 88’të i Akademisë Amerikane të Filmit apo “Oscars”, nikoqir i së cilës, për herë të dytë me radhë, është komediani Chris Rock.
Oscar’i i 88-të, kësaj radhe është shumë i veçantë për shqiptarët. Një copë nga historia e tyre do t’i prezantohet botës. Dhe jo vetëm botës artistike e filmike.
Mbrëmja e shpërndarjes së çmimeve Oscar, është një ngjarje që tërheqë shumë vëmendje nga të gjitha vendet e botës, e zëri i kosovarëve do të dëgjohet sonte nga 36 milionë shikues, sa mendohet të ketë sivjet.
Filmi “Shok” një projekt filmik me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë ndërsa xhirimet janë realizuar në muajin nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës.
Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.
“Shok” është filmi i parë kosovar e shqiptar, që ka arritur të marrë një nominim në “Oscar”, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, “Live Action Short Film”.
Me nisjen e mbrëmjes Oscar në mesnatë, fillon edhe beteja e filmit “Shok” për të rrëmbyer statuetën e praruar në ar.
Filmi kosovar do të garojë me katër filma të tjerë për ta fituar çmimin e madh. “Ave Maria”, me regji të Basil Khalil, “Day One”, me regji të Henry Hughes, “Everything Will Be Ok” me regji të Patric Vollrath dhe , “Stutterer me regji të Benjamin Cleary, janë katër filmat e tjerë që Akademia i ka nominuar për kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër.
Akademia e Filmit “Oscar”, mbahet për çdo vit që nga viti 1929 kur është prezantuar për herë të parë në Hollywood Roosevelt Hotel, dhe që atëherë për çdo vit ka shpërblyer aktorë e aktore, producentë e regjisorë, e është shndërruar në një ndër ngjarjet më të rëndësishme të botës së filmit.
Çfarë mund të presim sonte nga Oscars?
Për shqiptarët, ceremonia e sontme e Oscars është shumë e rëndësishme për shkak të filmit kosovar Shok, por gjithashtu do të ketë edhe shumë zhvillime të tjera interesante.
Ja çfarë mund të presim nga edicioni i 88 i Oscars.
Shumë njerëz të famshëm – dhe disa tjerë jo aq të famshëm – do të shpërblehen me çmime.
Për aktorin më të mirë favorit absolut është Leonardo Di Caprio, kurse Brie Larson është favorite për ta marrë çmimin si aktorja më e mirë.
Beteja për filmin më të mirë është në mes të “The Revenant” të regjisorit Alejandro G. Inarritu – i cili e ka fituar Oscar-in edhe vitin e kaluar me filmin “Birdman” – dhe filmit të Adam McKay “The Big Short“. Po ashtu, njëri nga favoritët është edhe filmi i Tom McCarthy “Spotlight”, njofton Klan Kosova.
Ceremonia e sivjetme do të prezantohet nga komediani i famshëm, Chris Rock, i cili është me ngjyrë, ndonëse Akademia Amerikane është kritikuar shumë se këtë vit dominohet totalisht nga të bardhit.
Prandaj, disa yje me ngjyrë si Spike Lee, Jada Pinkett Smith dhe Will Smith kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në organizim.
Po ashtu, gjatë mbajtjes së Oscars është thënë se do të ketë protesta anti-Oscars pikërisht për diskriminimin racor në art, pasi asnjë njeri me ngjyrë nuk është në kategorinë për regjisorin më të mirë dhe asnjë në kategorinë për aktorin më të mirë.
/klankosova/


















