Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta është i frustruar pas humbjes së mbrëmshme ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Spanjës, janë mposhtur me rezultat 3-0 në Torino nga ana e Massimilano Allegrit, me Paulo Dybala i cili shënoi dy gola dhe Giorgio Chiellini për rezultatin përfundimtar.
Edhe pse bënë histori duke u rikthyer nga 4-0 në 6-1 kundër PSG-s, Iniesta mendon se ndeshja e kthimit kundër Juves do të jetë shumë problem.
“Ne bëmë disa gjëra të këqija, kryesisht në gjysmën e parë. Në pjesën e dytë bëmë dicka më ndryshe. Juve është një skuadër e mirë. Të them të drejtën nuk është njëjtë si me PSGn. Nëse do t’i ndryshojmë disa gjëra do të rikthehemi”, ka thënë Iniesta./IndeksOnline/


















