Iniesta: Himni nuk duhet të vërshellehet në finale

E publikuar: 27/03/2015 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një finale mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës në “Camp Nou” nuk është asnjëherë një lajm i mirë për Madridin zyrtar. Dy skuadrat që do të ndeshen në sfidën finale për Kupën e Mbretit, janë pjesë e dy rajoneve që prej shekujsh kërkojnë autonominë nga kurora mbretërore.

Tifozëritë e të dyja klubeve nuk e kanë aspak përzemër pjesën e himnit por kjo është një procedurë zyrtare dhe simboli i Spanjës do të luhet edhe përpara finales së Kupës, çka mund të shkaktojë një uragan vërshëllimash. Gjithsesi, Andres Iniesta kërkon t’u japë një mesazh të qartë tifozëve katalanas dhe këtë e bën nga qëndra stërvitore e kombëtares spanjolle. “Nuk është aspak e këndshme kur ndodhin gjëra të tilla. Ajo do të jetë një finale dhe duhet të mendojmë vetëm për sportin. Më e rëndësishme në atë ndeshje do të jetë vetë ndeshja. Ne dëshirojmë të luajnë një takim pozitiv dhe çështjet që nuk i përkasin futbollit nuk duhet të përfshihen”. ”Më vjen mirë që ndeshja do të zhvillohet në Camp Nou sepse ai është stadiumi jonë. E kuptoj vendimin e Realit për të mos lejuar zhvillimin e ndeshjes në Bernabeu. Ata janë rivalët tanë dhe asnjë rival nuk do të dëshironte që kundërshtari të festonte në shtëpinë e tij”. Në vijim, Iniesta ka theksuar se Guardiola dhe Luis Enrique janë dy trajnerë me filozofi të ndryshme, por të dy me objektiva të qarta për të fituar gjithçka me skuadrat që drejtojnë. I pyetur për formën e tij aktuale, regjisori i mesfushës katalanase shprehet se ka ende për t’i dhënë futbollit. “Nuk mendoj se e kam mbyllur ciklin tim. Në çdo sezon ka momente të mira dhe jo shumë të mira. Ky është një moment pozitiv dhe unë mendoj se duhet të luftojmë deri në fund për t’i fituar të gjithë trofetë por nuk e mendoj si një sfidë këtë objektiv”. ”E kuptoj euforinë e tifozëve por kemi ende edhe shumë rrugë. Vitin e shkuar nuk zhvilluam një sezon të mirë, prandaj rikthimi te sukseset na jep jep shumë besim për të ardhmen”. Në fund, Iniesta bën një koment edhe për sfidën Atletico-Real në çerekfinalen e UEFA Champions League. “Nuk mund të bëj një koment se cilën prej të dyjave do të dëshironim në gjysmëfinale pasi edhe ne vetë kemi përpara një sfidë shumë të vështirë. Paris Saint Germain eleminoi Chelsean dhe mendoj se kjo është një përballje që do të na krijojë shumë probleme”, përfundoi mesfushori spanjoll./veqsport.com/