Iniciativa e presidentes për t’i ulur bashkë liderët politikë dhe reagimet

06.02.2016 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Iniciativa e presidentes për t’i ulur bashkë liderët politikë dhe reagimet

Ftesa e presidentes të Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, drejtuar liderëve politikë për një takim të hënën e javës së ardhshme, ku do të diskutohej dalja nga kriza aktuale, ka ngjallur reagime te opozita dhe te diplomatë të huaj në vendin tonë.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, me një postim në Twitter ka kërkuar nga udhëheqësit që t’i përgjigjen ftesës së presidentes për takim.

“Është në interesin e Kosovës dhe popullit të saj, që krerët partiakë të tregojnë përgjegjësi dhe t’i përgjigjen pozitivisht ftesës”, ka shkruar Zbogar.

Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, po ashtu ka shkruar në Twitter se mbështet iniciativën e presidentes së Kosovës për të ftuar në takim të hënën liderët partiakë të Kosovës dhe i porositë ata se duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje!, sipas zëdhënësit të saj, Frashër Krasniqi, nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese. Sipas Krasniqit, arsyeja e këtij refuzimi është tek Qeveria e Kosovës për të cilën thotë se e ka humbur legjitimitetin popullor nga nënshkrimi i dy marrëveshjeve kundërkushtetuese dhe se zgjidhja e problemit është te dorëheqja e qeverisë.

Bilall Sherifi i Nismës për Kosovën ka thënë se kjo parti merr pjesë në takimin e thirrur të hënën nga presidentja Atifete Jahjaga me kushtin që aty të flitet për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

“Opozita e bashkuar, në funksion të zgjidhjes së krizës politike deri më tani ka qenë shumë korrekte me presidenten dhe në vazhdimësi i është përgjigjur ftesave të saj. Në anën tjetër presidentja asnjëherë nuk i është përgjigjur kërkesave të opozitës”, ka thënë Sherifi, duke përmendur se ajo nuk ka kthyer asnjë përgjigje as për peticionin me mbi 205 000 nënshkrime të qytetarëve që i është dërguar dhe as për letrën e opozitës, përmes së cilës është kërkuar nga ajo që të bëjë veprimet e nevojshme për të shpallur zgjedhjet e parakohshme.

Rreth ftesës së presidentes për takim me liderët e partive parlamentare nuk janë deklaruar partitë në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe, por as partia e tretë opozitare nga opozita e bashkuar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Sipas zëdhënësit të saj, Muharrem Nitaj, AAK-ja ende nuk ka vendosur se si do t’i përgjigjet kësaj ftese por ka shtuar se ky subjekt partiak qëndrimin e vet do ta ketë të shtunën.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre