Këngëtarja Ingrid Gjoni ka folur ditën e sotme në një emision televiziv, ku ka treguar një pjesë nga dita e saj, pas lindjes së të birit, Parid. Ndërsa ka folur për jetën mes Shqipërisë dhe shteteve të tjera ku është e detyruar të udhëtojë herë pas here, për shkak të profesionit të saj, Gjoni është shprehur se është një punë e lodhshme dhe pse e mirëpaguar.
“Është e lodhshme sepse janë oraret e tilla. Duke menduar që shkojmë brenda ditës, mbarojmë aktivitetet në 4-5 të mëngjesit dhe marrim prapë avionin për tu kthyer në Shqipëri. Ia lë Paridin (djalin e saj të vetëm) Inisit (motrës së saj) dhe i them të kujdeset për të, ta lejë të luajë me Kokonë (vajza e Inisit)”,- është shprehur këngëtarja.
Moderatorja Rudina Magjistari ka konstatuar se këngëtarja, një pjesë të madhe të klipeve të saj i ka realizuar në bregdet. “Pse në ujë gjithmonë?”- e pyet Rudina.
“Në 13 vjet, i bie e kam bërë këtë punë me ujin një herë në 3-4 vjet. Për herë të parë kam xhiruar në bregdet për klipin “Jek e jek”. Nuk ishte eksperimentuar deri në atë kohë në bregdetin shqiptar. Mendoj se është më mirë në det se në këto ambientet e mbyllura, dushet. Duhet të bësh diçka për të rënë në sy. Të paktën kam veshur rrobat e banjës në vendin e duhur, sepse tani çfarë nuk ndodh”,- ka thënë Ingridi gjatë intervistës.