Kosova ditëve të fundit ka shënuar rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus.
E derisa kjo ka ndikuar që qeveria të lirojë masat për luftimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje të rrezikshme, infektologët thonë se rënia e rasteve të reja nuk guxon të krijojë kënaqësi dhe sjellje të papërgjegjshme.
Infektologu Izet Sadiku thotë se tani po hyjmë në një periudhë që e favorizon përhapjen e koronavirusit për shkak të gripit sezonal.
“Për këtë arsye duhet një angazhim i të gjithëve, i qytetarëve dhe i institucioneve me qëllim që të mbajmë numrin e vogël të rasteve dhe kështu bashkërisht të shpëtojmë jetë. Në këtë ballafaqim, rolin primar duhet ta mbajnë profesionistët shëndetësorë e në asnjë mënyrë nuk duhet politikanët të dalim para profesionistëve shëndetësorë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
COVID19- si duhet ecur më tutje
Kosova në ditët e fundit ka shënuar rënje te rasteve me COVID19.
Kjo është si pasojë e masave që ka marre qeveria për parandalimine COVID19 dhe angazhimi i qytetarëve në respektimin e masave nga ana e qytetarëve.
Por kjo situatë nuk guxon të krijoj knaqësi dhe të sillemi papërgjegjëshëm.
Tani po hym ne nje periudhe e cila e favorizon përhapjen e COVID19 si :🦠paraqitja e gripit sezonale që e komplikon situatën rreth dignostifikimit më tê shpejt ,🦠lirimi i masave dhe🦠qëndrimi i njerëzve na hapsira të mbyllura errit mundësin per bartje së sëmundjes.
Për këtë arsye duhet një anahzhim i të gjithëve, i qytetarëve dhe i institucioneve me qëllim që të mbajm numrin e vogel të rasteve dhe kështu bashkarishtë të shpëtojmë jetë.
Në këtë ballafaqim, rolin primar duhet ta mbajnë profesionistët shëndetësor e në asnjë mënyrë nuk duhet politikanët të dalim para profesionistëve shendetësor.
#mbajemasken#mbajedistancen#mbajehigjenen.