Gianni Infantino është shprehur shumë i lumtur pas zgjedhjes President i FIFA-s.
Në fjalët e para, ai është zotuar që do t’i mbajë premtimet e dhëna, ku kryesori ishte “Botërori me 40 përfaqësuese”, që është jashtëzakonisht pozitiv për Kosovën dhe Shqipërinë.
“Nuk kam fjalë, nuk di se si t’i përshkruajë ndjenjat e mia. Do të nisim një epokë të re. Do të përmbushë çdo premtim dhe do të implementojmë të gjitha reformat”, u shpreh ndër tjera Infantino, përcjellë “Lajmi.net”.
Infantino fitoi zgjedhjet e FIFA-s, pas raundit të dytë.
/lajmi.net/