Infantino: Botërori duhet të zgjerohet me 40 skuadra

E publikuar: 10/11/2015 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gianni Infantino bën një premtim që ndoshta mund të ngjallë debate në të ardhmen. Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s dhe njëkohësisht një prej kandidatëve zyrtarë për postin e presidentit të FIFA-s deklaron se numri i skuadrave finaliste në Kampionatin Botëror duhet të shkojë në 40. Zyrtari i UEFA-s që e bëri të ditur vendimin e kandidimit pas pezullimit të Michel Platini, por ndjek një linjë të ngjashme me atë të shefit të tij, pasi UEFA e rriti numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Europian në 14.
“Shtimi i numrit të skuadrave në botëror bazohet në eksperiencën që ne kemi me europianin. Nëse shikoni eliminatoret e Euro 2016 ka ekipe që prenë biletën për herë të parë ndërsa mungojnë ekipe që kanë qenë pjesëmarrëse të përhershme. Eliminatoret kanë një dinamikë të re sepse ne krijuam entuziazëm. Nëse e shikon seriozisht çështjen e zhvillimit të futbollit, duhet të përfshish sa më shumë federata në botëror”.

Në vijim, Infantino shprehet se dëshiron të përçojë në FIFA zërin e Europës, por nënvizon se ai dallon në shumë aspekte nga Platini.

“Kur ke një detyrë si e imja në futboll duhet të marrësh përsipër shumë përgjegjësi. Kam punuar për 9 vjet me Michel Platini dhe kemi ndarë bashkë shumë ide. Kemi të njëjtën filozofi për shumë gjëra por unë jam kandidat me emrin tim. Prandaj nëse do të zgjidhem në krye të FIFA-s, do të veproj si president i FIFA-s”.