Kur të vdekurit për së gjalli merren me varre dhe varreza, ndërkaq në jetën reale janë pasiv si breshkat dhe të ç’orientuar si zombi, si mund të presin diçka prej tyre familjet e mjeruara, shteti dhe kombi?
Duke u marr me thashethemet se kush varrin e kujt e ka vizituar, jo vetëm që nuk formohet Qeveria, por as nuk ndërtohet shteti dhe ardhmëria.
Ju që shkëlqeni vetëm nëpërmjet shkathtësisë për ta sabotuar Albinin, jeni po të njëjtit që e keni sabotuar që dy dekada popullin dhe shtetin, por jo edhe pronën publike dhe buxhetin e shtetit, atë e keni shndërruar në pronë private, prandaj për ta mbajtur përgjithmonë në strajcë si gabelicat lëmoshën, jeni në gjendje për t’i tradhtuar interesat e kombit dhe shtetit, deri në ditën e kiametit.
Dhe shkëlqimi i Ises në këtë drejtim do të ishte i pamundur pa ndihmën e Hashimit, sepse me forca të përbashkëta janë avancuar në strumbullarë të përsosur të tradhtisë dhe krimit.
O shqiptarë të mjerë!
Pse nuk i matni njerëzit në pushtet të cilës do Parti qofshin përmes rezultateve të punës apo mos punës së tyre, por në vend të kësaj e lodhni trurin si dreqërit e jarugës për t’i arsyetuar dështimet dhe krimet e tyre dhe për t’ju siguruar alibi ?
A jeni bre në veti, apo çka dreqi po ndodh me juve ?
A s’po e vëreni fare, që e keni futur trurin dhe shpirtin vullnetarisht në dhëmbëzoret e propagandës dhe jeni shndërruar në marioneta të kriminelëve kuisling, të cilët brengosen për mirëqenien tuaj, po aq sa për jashtëqitjen e mëngjesit?
A kaq vështirë e keni për ta dalluar shapin prej sheqerit, në këtë shtet ku e keqja dhe të këqijtë në pushtet dhe popull janë në simbiozë si limunada me bozë ?
A kaq vështirë qenka për ta kuptuar se cilat ndryshime janë të nevojshme në këtë shtet ku gjithçka vendnumëron ose lëviz në drejtimin e kundërt të akrepave të orës, përveç hajnave, tradhtarve dhe familjeve të tyre?
Vetëm familjarët e hajnave mafioz dhe kuisling në pushtet ecin përpara në këtë vend të mallkuar, sepse pronën publike dhe buxhetin e kanë shndërruar në vetshërbim ku alarmi s’prodhon vërshëllimë.
Prandaj çdo anëtar familjes së madhe Cosa Nostra hyn në këtë vetshërbim vetëm për një qëllim :
Për t’u vetshërbyer.
Dhe prej aty edhe me plas nuk del shtetin si lopën në ahur pa e mjel, sepse s’ka ndërgjegje të keqe, turp, mëshirë e ngurrim që po e mjeron dhe lë të uritur gjithandej vegjëlinë e mitur.
Hajnat dhe shpirtrat e shitur janë njerëzit e vetëm që jetojnë si veshket në yndyrë në këtë shtet të kapur kaps nga mafia politike.
Ndërkaq ju që e arsyetoni gratis krimin, hajninë dhe tradhtinë e tyre, përveç që jeni idiota, sikur të mos ishin reminishencat e diasporës do të ishit krimba për shota.
Sikur diaspora vetëm tre muaj t’i ndalte reminishencat, ju betohem në flamur se do të marshonit si raketat drejtë Sheshit Nënë Tereza dhe do të qëndronit aty nëse është nevoja me muaj të tërë, në acar, akull, borë, shi, baltë dhe rërë.
Dhe jo vetëm kaq, por do t’i hanit me dhëmbë politikanët, kriminel, korrupt dhe kuisling sikur specat turshi.
Sepse, shqiptari shpurdh vetëm kur ka uri.
Përndryshe si t’ka drunjë për t’u ngrohur, dhe diçka për të ngrënë, për të pirë dhe për të q.. si kërset palla edhe nëse i flirton me djalin e Milloshit halla.
Shkruan Lirim Gashi, politikolog