Një 11 vjeçare është dhunuar seksualisht nga pesë persona të dyshimtë, për disa orë radhazi në qytetin e Prishtinës.
Ngjarja tragjike që ndodhi pak ditë më parë theksohet të ketë ndodhur pikërisht tek Parku i Arbërisë e duke vazhduar në një lokacion tjetër.
Ende pa rënë errësira, 11 vjeçarja u sulmua seksualisht nga pesë persona katër prej tyre tashmë të arrestuar.
Kjo ngjarje tejet tragjike dhe e cila padyshim ka prekur shumicën e qytetarëve në vend është “munduar” të amnistohet nga disa individë.
Disa prej këtyre individëve kanë vendosur që përmes komenteve në rrjetet sociale të “amnistojnë” të dyshuarit në dhunimin e të miturës.
Madje ata kanë shkuar edhe më larg, duke u shprehur si mos më keq për femrën shqiptarë në përgjithësi.
Pasiguria e cila iu ofrohet femrave shqiptare në Kosovë dhe më gjerë duket se nis nga gjërat e vogla, madje dhe nga këto komente në Facebook, që siç duket nuk po kontrollohen nga askush.
Derisa njëri prej të dyshuarve në këtë rast vazhdon të jetë në arrati, disa të tjerë po vazhdojnë t’i përkrahin ata dhe veprat e tyre përmes komenteve të shumta në rrjetet sociale, gjë kjo shumë shqetësuese për secilën të re që rritet e jeton në Kosovë.