Ashtu si një vit më parë edhe këtë edicion turneu 1000 pikësh që zhvillohet në cimenton kaliforniane do të flasë në gjuhën e dy më të mirëve të Botës.
Novak Djokovic dhe Roger Federer janë sërish ata, sërish përballë njëri-tjetrit në finalen e Indian Wells. Ashtu si një vit më parë edhe këtë edicion turneu 1000 pikësh që zhvillohet në cimenton kaliforniane do të flasë në gjuhën e dy më të mirëve të Botës në tenisin mashkullor. 7 tituj numërojnë të dy së bashku mbreti Roger dhe Nole në Indian Wells dhe mbrëmjen e sotme zvicerani mund të fitojë trofeun e tij të 5-të në Mastersin amerikan ndërsa Djokovic me një triumf të mundshëm mund ta barazojë në kuotën e 4 titujve. Në 2014-n ishte tenisti serb ai që triumfoi në Indian Wells por këtë herë Federer shihet më i favorizuar pasi përvec se ka fituar 10 ndeshjet e tij të fundit pa humbur qoftë edhe një set , vetëm 1 muaj më parë e mposhti Djokovicin lehtësisht në finalen e Dubait.
Ashtu sic pritej në gjysmëfinale asnjëri prej të dyve nuk hasi vështirësi për të siguruar kualfikimin në finale. Numri 1 i Botës e pati thjeshtë një shëtitje sfidën e tij përballë britanikut Andy Murray. Me një Djokovic në superformë 27-vjecari skocez i cili i kishte humbur 6 sfidat e tij të fundit përballë Noles nuk mundi të bënte asgjë edhe këtë herë. Djokovic mbylli llogaritë me Murray në 1 orë e 29 minuta lojë 2-0 me sete me shifrat 6-2, 6-3 dhe tashmë do të ketë shansin të luftojë për të fituar titullin e tij të 50-të në turnetë ATP. Të thjeshtë e pati edhe Federer përballë Milos Raonic që në cerekfinale kishte bërë surprizën duke eliminuar Rafael Nadal. Në më pak se 90 minuta lojë fituesi i 17 turneve Grand-Slam i tregoi Ranoic-it se koha e tij nuk ka përfunduar ende. 2-0 me sete në favor të 33-vjecarit nga Baseli ishte rezultati i sfidës me Federer që pasi fitoi të parin me rezultatin 7-5 u imponua edhe në setin e dytë ndaj tenistit kanadez me shifrat 6-4. Tashmë gjithcka është gati për finalen e madhe mes numrit 1 dhe numrit 2 të Botës. Spektakli është i garantuar pasi Djokovic dhe Federer gjithmonë kanë dhuruar përballje epike mes tyre./supersport.al/