India krahason monedhat kriptografike me një skemë ponzi

E publikuar: 29/12/2017 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria Indiane e Financave tha ditën e Premte se investitorët rrezikojnë të humbasin paratë e tyre nëse investojnë në monedha kriptografike si bitcon duke i cilësuar ato si skema Ponzi.

Kriptomonedhat nuk janë të ligjshme mësohet të ketë thënë ministri i financave.

Investitorët të cilët bëhen pjesë do të ishte më mirë ti shmangeshin. “Ka një rrezik të vërtetë të humbjes së investimeve në skema të tilla Ponzi,” thuhej në qëndrimin zyrtar të ministrisë.

Një skemë Ponzi zakonisht u shërben investitorëve të parë të cilët bëjnë para nga investimet e fundit të njerëzve.

Gjithashtu ministria tha se transaksionet e enkriptuara të monedhave virtuale lënë hapësira për pastrim parash dhe aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme. /PCWorld Albanian