Disa të moshuar në një fshat indian, të cilët kishin dënuar dy motra me përdhunim, rrezikojnë tashmë arrestimin, pasi një peticion me 100 000 firma kundër tyre u nënshkrua mbrëmjen e djeshme.
Një këshill burrash në Indi i dënoi me përdhunim dy motrat, njëra prej të cilave vetëm 15 vjeç, pasi vëllai i tyre kishte nisur një lidhje jashtëmartesore me një grua të martuar, nga një klasë më e lartë shoqërore.
Gjykata e Lartë e Indisë i ka cilësuar të paligjshme këto mbledhje burrash nëpër fshatrat indiane, por ato vazhdojnë të veprojnë në të gjithë vendin.