Një vajzë në Indi ka lindur pa kokë dhe me sy shumë të dalë. Shumë persona u grumbulluan jashtë maternitetit Sai në Utar Pradesh për të parë atë që e kanë quajtur “fëmija mrekulli”. Por, fatkeqësisht, dy ditë pas lindjes, foshnja ndërroi jetë për shkak të një problemi me zemrën.
Dr. Kusum Lata shpjegoi: “Këto çrregullime ndodhin për shkak të kequshqyerjes së nënës gjatë shtatzënisë. Kjo është arsyeja që ne doktorët e vëmë theksin gjithmonë te kontrolli i shpeshtë i femrave që presin fëmijë, në mënyrë që t’i shmangim këto anormali”.
Sytë e foshnjes ishin shumë të mëdha dhe ajo lindi me sy hapur. Doktori tha se fëmija nuk kishte sjelljen normale të foshnjeve kur lindin: “Nuk po lëvizte dhe nuk po qante. Është mrekulli që mbijetoi edhe aq”.
/ Top Channel