INDEP: Të ndalet presioni ndaj deputetëve rreth Kushtetueses

E publikuar: 28/10/2015 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka bërë me dije se është e duke përcjellur procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe me këtë rast ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me fenomenin e nominimit të personave të njëjtë për procedurat e mëtejme.

INDEP thekson se nga lista prej 16 kandidatëve sa kanë kaluar sot në fazën e intervistimit, të paktën gjysma e tyre kanë qenë edhe më parë pjesë e këtij konkursi dhe nuk janë votuar nga kjo legjislaturë, pra nga po këta deputet.

Ky institut vlerëson që një formë e tillë e dërgimit të emrave të njëjtë për votim në seancën e Kuvendit përbën një formë presioni ndaj deputetëve.

” Nuk mundet që për të njëjtën pozitë, të njëjtit persona të votohen nga po të njëjtit deputet dhe të pritet rezultat i ndryshëm, përveç nëse deputetët përballen me presion në votën e tyre. Një praktikë e tillë ka qenë prezentë edhe në legjislaturat e kaluara me rastin e zgjedhjes së anëtarëve të bordeve të agjencive të pavarura”

” Kujtojmë rastin e Organit Shqyrtues të Prokurimit kur Qeveria dërgoi për miratim në Kuvend, emrat e njëjtë të cilët seanca e Kuvendit nuk i kishte miratuar vetëm dy muaj më parë. Shembull tjetër është edhe dërgimi tre herë radhazi i emrit të njëjtë për anëtar të bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave nga ana e Qeverisë. Kjo praktikë duhet ndaluar, sidomos tani me rastin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.