Masat në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike që u morën në muajin prill nga qeveria, po del të jenë zbatuar relativisht mirë.
Këtë e treguan në tryezën përmbyllëse, Instituti për Politika Zhvillimore në kuadër të programit “Rimëkëmbje e qëndrueshme”, njofton Klan Kosova.
Por, sipas këtij raporti mbi 72 mijë punëtorë të sektorit privat nuk arritën të përfitojnë shumën prej 100 eurosh pasi që të njëjtit nuk gjendeshin në listat e pagave të punëdhënësve.
Eksperti i ekonomisë, Florin Aliu, konsideroi se masat për rimëkëmbje ekonomike, kanë qenë të komplikuara, derisa kërkoi gjithëpërfshirje në rast të vendosjes për të tjera.