Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili nuk është shtetas i Kosovës.
Sipas njoftimi të Policisë, i dyshuari i gjinisë mashkullore, është ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor, pasi që i njëjti ka bërë incizime me dron në disa pjesë të shesheve në Prishtinë, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit droni konfiskohet ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.