Incizimet, OVL e UÇK-së paralajmëron protesta ndaj Qeverisë Kurti

E publikuar: 12/07/2023 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po paralajmëron protesta, pas incizimeve të publikuara së fundi të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Faton Klinaku, si drejtues i kësaj organizate, po vlerëson se protestat ndaj kësaj qeverie janë të pashmangshme, pas këtij zhvillimi, ku Mimoza Kusari-Lila është përfshirë në biseda me përfaqësues të Listës Serbe, pjesë e diskutimit ku ishte edhe krimineli, Milan Radojiçiq.

”Protestat ndaj kësaj qeverie janë të pashmangshme. Për kohën dhe formën e protestës do të njoftoheni me kohë”, shkruan ai.