Incidenti në Gramsh, Kurtit: Urojmë që autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes

E publikuar: 21/08/2022 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti dhe Edi Rama-FB_IMG

Albin Kurti dhe Edi Rama-FB_IMG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dënon incidentin e ndodhur mbrëmë në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.

Njëherit u uron shërim të shpejtë dy ushtarakëve të lënduar.

“Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.

U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues.

Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes.