Incidente të armatosura në Shkodër e Vlorë, një i plagosur

E publikuar: 23/04/2015 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një konflikt i armatosur me armë mes 5 personave ka lënë të plagosur njërin prej tyre.

Ngjarja është regjistruar në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Policia e Vlorës ben me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur nje person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ai është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat katër personat e tjerë të përfshirë në konflikt, ku pritet dhe marrja në pyetje e tyre për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale blutë kanë sekuestruar në vendngjarje një armë, pistoletë, me të cilën mendohet të jetë plagosur njëri nga 5 personat.

Pak më vonë u raportua për të shtëna me armë në drejtim të banesës së një polici në Shkodër.

Policia bëri të ditur se ka shpallur në kërkim një person me inicialet S.H.

Nga incidenti nuk ka të lënduar.