Ludogorets fitoi dje një nga ndeshjet më të rëndësishme në javët e fundit të kampionatit elitar bullgar të futbollit.
Ata festuan jashtë në derbin ndaj CSKA-së nga Sofja me 1:0, në një ndeshje dramatike ku goli i fitores u realizua në minutën e 107-të, përcjell lajmi.net.
Kështu ata arritën në pozitën e dytë të renditjes tabelore, tri pikë larg Cherno Mores kryesuese.
Në takim ka ndodhur edhe një incident i rëndë.
Teksa lojtarët e Ludogorets festonin golin e fitores, rreth tyre u formuan një sërë personash me kredenciale zyrtare që nuk e pëlqyen atë.
Disa prej tyre hodhën topa ndaj lojtarëve të Ludogorets, disa i frikësuan dhe i ofenduan, madje njëri mori një lopatë bore dhe i goditi lojtarët me të gjatë festës.
Pamjet e incidentit mund t’i shikoni mëposhtë.
Ludogorets spoiled CSKA-Sofia's farewell party in their last-ever match at the Bulgarian Army stadium beating them 1-0 with a goal in the 107th minute. To make it worse, it was scored by ex-CSKA player Spas Delev and all hell broke loose after that, culminating in this cannonade pic.twitter.com/slYPpwqExs
— Metodi_Shumanov (@shumanskoo) December 10, 2023