Imuniteti i Tahirit, Rama mbledh Grupin e PS me urgjencë para votimit

E publikuar: 25/10/2017 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri dhe Kryetari i PS Edi Rama ka thirrur Grupin parlamentar të PS-së me urgjencë, vetëm pak minuta para nisjes së seancës parlamentare ku do të votohet kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm.

Takimi synon dhënien e porosive të fundit para seancës lidhur me debatin, pasi për votimin evendosi dy ditë parë dhe e deklaroi se do ishte unanim kundër arrestimit të Tahirit.