Imuniteti i Tahirit dhe bllokimi i radarëve, LSI: Qeveria po vepron si një grup i strukturuar kriminal

E publikuar: 30/10/2017 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi parlamentar i LSI, mbledhur menjëherë pasi mazhoranca në Komisionin e Sigurisë i refuzoi futjen në rendin e ditës të çështjes së mosfunksionimit të radarëve detarë dhe përimit të tyre nga trafikantët e drogës, ka dalë në konkluzionin se qeveria vepron si një grup i strukturuar kriminal.

Kryetari i Grupit të :SI, Petrit Vasili, deklaroi se “Grupi mori në shqyrtim të gjithë problematikën shumë të rëndë politike të ditëve dhe javëve të fundit. Grupi në mënyrë unanime rikonfirmoi  të njejtin qëndrim politik që mbaji në sallën e Kuvendit në rastin e diskutimit të imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm dhe për këdo shqiptar, është shumë e qartë se barriera e pakapërcyeshme e ngritur nga qeveria për të ndaluar drejtësinë që të bëjë rrugën e saj dhe zbardhur të vërtetat tronditëse që shqetësojë vendin dhe sigurinë kombëtare dhe konkludoi përfundimisht se ky ishte qëndrim i një qeverie që vepron jo vetëm si një grup i struktuar kriminal, jo vetëm në mbështetje  të trafiqeve, por edhe pjesë e organizimit, drejtimit dhe përfitimit të tyre.

Theksoj si përfituese e drejtpdrejtë prej kësaj veprimtarie shumë të rëndë kriminale.

Gjithashtu, në funksion të po kësaj situate, të një barriere të strukturuar kriminale, kësaj narko-qeverie, është edhe pengesa e krijuar sot në Komisionin e Sigurisë për të zbardhur të vërtetat tronditëse në funksionimin e radarëve.  Ka qënë skandaloze që këto instrumente të një vendi anëtar të NATO-s, kanë qënë nën kontroll të narko-trafikantëve. Kjo situatë është e frymëzuar nga qeveria.”