Imer Mushkolaj: “Studioja në formë ringu e Klan Kosovës sonte e mori kuptimin e vërtetë”

E publikuar: 29/09/2017 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tashmë është bërë e ditur për incidentin që ndodhi në një emision të Klan Kosovës, në mes të deputetit Frashër Krasniqit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetit të Nisma-s Milaim Zekës.

Menjëherë pas incidentit kanë shpërthyer edhe komentet e qytetarëve. Dikush i doli në mbrojtje njërit e dikush tjetrit. Mirepo reagimi i analistit politik, Imer Mushkolaj ishte më ndryshe, shkruan Infokusi.com

Ai në një status në Facebook ka shkruar:

“Studioja në formë ringu e Klan Kosovës veç sonte e mori kuptimin e vërtetë”.

Siç duket Mushkolaj më mirë se kurrë e kishte kapur momentin. Studio ku mbahej emisioni vërtetë ngjasonte me arenën ku mbahen ringjet e boksit.