Imer Mushkolaj: Interpretimet e ndryshme të aktgjykimit të Kushtetueses, fazë e re e maskarallëkut politik

E publikuar: 26/06/2025 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke kritikuar mënyrën se si pushteti dhe opozita po e interpretojnë aktgjykimin sipas interesave të tyre politike.

Ai e cilësoi këtë situatë si një “fazë të re të maskarallëkut politik”.

“Pushteti dhe opozita po e interpretojnë në mënyra të ndryshme aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Fazë e re e maskarallëkut politik”, shkruan Mushkolaj.