B92-ishi serb ka shkruar për imamin shqiptar në Maqedoni, Rexhep Memishin, i cili u arrestua të mërkurën në një aksion policor kundër terrorizmit në disa lagje të Shkupit, Gazi Babë, Dizhon dhe Serovë, si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivarit.
B92 shkruan se Imami Memishi ishte dëbuar nga Arabia Saudite gjatë kohës sa ai studionte atje Studimet Islame, për shkak se ai synonte ta shkatërroj mbretërinë arabe, transmeton Indeksonline. Ndërkaq, studimet e tij thuhen se nuk janë përfunduar asnjëherë.
Grupi i tekfirëve që dyshohet të jetë udhëhequr nga Imami Rexhep Memishi, thuhet të jetë formuar para dhe gjatë vitit 2001. Ndërkaq, bashkëpunëtor i tij mendohet të jetë edhe imami i burgosur në Gazë Babë, që tani po mbahet në qeli.
Sipas bruime të “Skopje Dnevnik”, Memishi së bashku me imamë të tjerë influencuan të rinjtë për t’u rreshtuar prapa xhihadistëve në Siri dhe Irak.
“Gjeneza e këtij grupi daton që nga viti 2001, dhe kishte lidhje të ngushta me teologun Beqir Halimi. Por pas konfliktit të armatosur në vitin 2001, e veçanërisht pas betejës së Araqinovës ku kishin marrë pjesë edhe disa muxhahidë, grupi kishte filluar të ndahet. Pas kësaj, lider i grupit u bë Shukri Aliu, një ekstremist i njohur që tani vuan burgun në Prilep. Pastaj grupi kishte filluar operacionet”, thuhet në këtë artikull të “Skopje Dnevnik”.